Kandidati për kreun e SPAK: “Nuk ka guxuar ndonjë zyrtar i lartë të më marrë në telefon”

Prokurori i Posaçëm, Adnan Xholi, i cili kandidon për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme thotë se deri tani në karrierën e tij “nuk ka guxuar asnjë zyrtar i lartë që ta marrë në telefon”.

Pyetje: Supozojmë se jeni drejtues i institucionit dhe një nga prokurorët ka në hetim një zyrtar shumë të lartë. Ju merrni një telefonat nga një funksionar që ju këshillon të rishikoni ritmin, duke lënë të kuptojë se stabiliteti i vendit është më i rëndësishëm sesa një dosje, si do të vepronit, do  flisni me titullarin, do e lini në heshtje, do refuzoni çdo kontakt.

Xholi: Nuk më ka ndodhur në karrierën time që të guxojë që një zyrtar i lartë të më marrë në telefon.

Nëse ndonjë zyrtar i lartë tenton të ndërhyjë ka një vepër penale nëse detyrohet që të ndryshohet vendimmarrje e një prokuroi të ulët.

Unë do jem në krah të prokurorëve dhe nuk do lejohet kushdo qoftë, çfarëdo qoftë, për ne nuk ka rëndësi emri, po prova. E kanë të pamundur të ndryshojnë vendimmarrjen e prokurorit.