PD kundër ''Paqes Fiskale''/ Berisha: Synohet të legjitimohen paratë e krimit

Partia Demokratike deklaron se nuk do të votojë “paqen fiskale”, ndërsa Sali Berisha e cilëson atë një skemë për të legjitimuar paratë e drogës.

Duke komentuar buxhetin 2026, Berisha kërkon një paketë emergjente që, sipas tij, duhet të rikthejë popullimin e vendit.

Partia Demokratike nuk do ta votojë nismën e qeverisë për Paqen Fiskale me biznesin si pjesë e Paketës fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, që do të diskutohet e votohet në një seancë maratonë të Kuvendit duke nisur nga e enjta.

Për kryedemokratin ligji legjitimon paratë e drogës.

Duke komentuar buxhetin e vitit 2026 Berisha tha se duhet një paketë emergjente që sipas tij do të rikthejë popullimin e vendit

Pak orë para nisjes së seancës ku do të zgjidhet edhe avokati i Popullit kryedemokrati ripërsëriti qëndrimin se opozita ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët.

Sqaroi qëndrimin për kandidaturën e Endri Shabanit.