Dumani ka ndëshkuar të "pandëshkueshmit"/ Juristja Jorgo: Politikanët kanë hyrë në SPAK duke qesh e kanë dal duke qarë

Në panelin e sotëm në emisionin “Ora e Betit” ka qenë juristja Mirela Jorgo, e cila ka folur lidhur me strukturën e SPAK dhe ndikimin që ka sjellë kjo prokurori te zyrtarët e lartë të shtetit shqiptarë, me hetimet dhe dosjet e shumëfolura.

Jorgo u shpreh se në krye të strukturave të Posaçme, Altin Dumani ka pasur një mbështetje tejet të madhe nga ndërkombëtarët dhe ka sjellë rezultete në ndëshkimin e ata që dikur konsideroheshin të “pa ndëshkueshëm”.

“Faktikisht, Altin Dumani nga ndërkombëtarët është i mbështetur 100%, ka opinion pozitiv të paktën tek ata. Te shqiptarët u duk për momentin, që Altin Dumani dha një lloj rezultati në ndëshkimin ose në atë që quhet ‘pandëshkueshmëria’.

Të gjithë ata që kanë hyrë në ato dyer, kanë hyrë duke qeshur dhe kanë dal pastaj duke qarë.

Nuk ka qenë aq e thjeshtë hyrja në dyert e SPAK-ut.

Kanë dal me deklarata për t’i mos i dhënë rëndësi përse janë thirrur, më pas kanë parë që dosjet, hetimet kanë çuar aty ku kanë çuar.”-tha ajo.

Më tej juristja ka thënë se shqiptarët kanë qenë të etur për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që shkelnin ligjit, duke përmendur se kryeprokurori Dumani mban në duar dosje që janë tepër të rëndësishme.

Ndërkaq, pikëpyetja më e madhe e shqiptarëve mbetet se ku shkojnë paratë që burojnë nga shumë afera që hetohen nga SPAK.

"Shqiptarët kanë qenë të etur për tu ndëshkuar ajo që quhet ‘pandëshkueshmëria’.

Deri diku mendohet që Altin Dumani ka kapur disa nga dosjet e “nxehta” dhe ka dhënë atë që prisnin deri diku atë që thonin që nuk do prekeshin këto dosje.

Faktikisht, vërtet janë prekur, janë hapur hetimet por ajo që presin shqiptarët është ku janë paratë?

Vertët janë thirrur persona me pushtet, qoftë pushtetit të kaluar qoftë pushtetit të sotëm por problemi është se ku shkojnë lekët?”- u shpreh Jorgo.