Ushtroi dh*në ndaj vëllait të saj, nis hetimi në gjendje të lirë për 35-vjeçaren në Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Kraps, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. A., 31 vjeç. Si pasojë u dëmtuan 31-vjeçari dhe një pasagjere në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Gj., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 35 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. L., 42 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-T. Ç., banuese në fshatin Gërmenj, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen në fshat, nëpërmjet një gardhi që ka vendosur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
