Drejtonte makinën pa leje, 18-vjeçari aksidenton dy automjete dhe një këmbësor në Shkodër

Një 18-vjeçar,  banues në Shkodër u arrestua nga Policia pasi në rrugën “Hoxha Tasim”, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur dy automjete të parkuara dhe një këmbësor, i cili është dëmtuar lehtë.

Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.