E rëndë në Durrës/ Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.

Policia njofton se trupi i të ndjerit u gjet rreth orës 15:45 në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.