PS nuk njeh tërheqjen e firmave të PD-së, çështja e Avokatit të Popullit shkon për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 10:23
Partia Socialiste nuk e njeh tërheqjen e firmave të Partisë Demokratike për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Sipas procedurave, çështja do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve dhe më pas pritet të shkojë për votim në seancë.
Në garë për këtë post janë 7 kandidatura: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Ardiana Kalaja, Endrit Shabani dhe Skënder Haluci.
Procesi pritet të përqendrojë vëmendjen mbi kriteret e përzgjedhjes dhe mbi konsensusin politik për emërimin e Avokatit të Popullit.
