8 Dhjetori, Dita e Rinisë/ Kadilli: Ngjarja e vetme historike e shqiptarëve që lind nga vetë shoqëria
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", komentoi rëndësinë historike të protestës së 8 Dhjetorit, duke theksuar se ajo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme e lindur nga vetë shoqëria shqiptare, jo nga elitat apo faktorët ndërkombëtarë.
" Shumë komplekse. Përjetimet personale të secilit prej atyre që ishin rastësisht, për fat apo prej angazhimit në atë moment në atë çfarë ka ndodhur në vitet në vazhdim, krijohet një konfuzion pesimist.
Unë nuk jam pesimist dhe ai mospajtimi im nuk ka të bëj me pesimizmin që shoqëria shqiptare apo shteti shqiptar nuk ia ka dalë të bëj gjërat për të cilat ne shpërthyem.
Ajo që mua më ka goditur gjithmonë kur i jam referuar '8 dhjetorit', nuk është thjesht një ngjarje e rëndësishme dhe me peshë për historinë e Shqipërisë, pa dyshim që është, por është e vetmja ngjarje në historinë e shoqërisë shqiptare që nga shoqëria moderne shqiptare, që është produkt i vetë shoqërisë. Nuk është produkt i elitave, nuk është produkt i konjukturave ndërkombëtare", u shpreh Kadilli.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
