Ku vajtën krushqit? Vijojnë ironitë nga Balla për protestën e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, pjesë e nismës “Foltorja 2” të Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie.

Ai publikoi një foto nga protesta, duke e krahasuar tubimin me një dasmë të dështuar.

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”, shkroi Balla.