Dhjetori i vitit 1990/ Alimehmeti: Përsa kohë flitet akoma për parti-shtet, jemi ende në dhjetor
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria është akoma në dhjetor duke iu referuar lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990.
Alimehmeti: Patjetër që nuk kemi dalë përsa kohë flitet akoma për parti-shtet.
Akoma aty jemi, 35 vjet para.
Për sa kohë OSBE-ODIHR na flet për një parti-shtet që zhvillon zgjedhje dhe komenetet e Këshillit të Europës për ne, rekomandimi më saktë është të dilet nga sistemi parti-shtet që organizon zgjedhjet, patjetër që nuk ia ka dalë.
Përsa kohë të rinjtë tanë ikin nga Shqipëria, do të thotë që patjetër ky vend nuk është bërë që të rinjtë tanë të rrinë këtu.
Ka shumë për tu bërë.
Por ajo ëndrra europiane që kishte populli shqiptar, po na transformohet me ne që ikim drejt Europës dhe jo Shqipëria që bëhet vend Europian.
Nëse ne do të kuptojmë këtë gjë këtu dhe këtë vend ta bëjmë europian, siç e ka gjeografikisht emrin atëherë ne nuk do kishim biseda të këtij tipit.
Këtu jam dakord, ne jemi akoma në dhjetor.
