Gjyli: Lëvizja e Dhjetorit ka qenë një lloj kryengritje ndaj mungesës së lirisë

Analistja, Arsejda Gjyli e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se lëvizja e dhjetorit ka qenë në një farë mënyre një lloj kryengritje ndaj mungesës së lirisë.

Gjyli: Unë doja të thoja që të paktën unë si e kam parë në nivel studimor lëvizjen e dhjetorit.

Ajo ka qenë në një farë mënyre një lloj kryengritjeje ndaj mungesës së lirisë dhe represionit që i është bërë ndërgjegjes së shqiptarëve për 45 vite me radhë.

Po flasim për një vend i cili është i vetmi në botë që ka patur të miratuar në Kushtetutë mos lirinë dhe mungesën e lirisë së ndërgjegjes.

Pra mungesën e lirisë së besimit.

Dhe këta njerëz nuk është se u ngritën sepse e dinin çfarë ishin institucionet e lira e të pavarura.

Nuk e dinin çfarë ishte demokracia pluraliste në vetevete.

Por ata e dinin se çfarë do të thoshte të ishe i represionuar deri në pikën ku ti të mos kishe liri për të menduar i lirë.