Debatet e brendshme në PD/ Maliqi: Ka drejtues politik që janë të lidhur me segmente të PS
Ish-deputeti, Lefter Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se ka drejtues politik të PD por edhe deputetë të cilët janë të lidhur me segmente të PS.
Maliqi: Vetëm Sali Berisha punoi dhe donte fitoren nga mëngjesi deri në darkë.
Ishin të rrallë ata që ishin në listë të mbyllur që donin fitoren dhe i ndiqnin Sali Berishën.
Unë kam qenë drejtues lokal dhe drejtues politik dhe unë kur jap detyrat për fitore edhe nëpër qëndra votimi apo edhe nëpër fshatra apo lagje qytetesh.
I jap me përgjegjësi ata që drejtojnë fushatën në ato segmente.
Si ka mundësi lind pyetja, vendos Berisha një drejtues politik me një objektiv të caktuar, prsh në qarkun e Beratit duhej të merrnin tre mandate dhe u morën dy mandate.
Me votat e mia të PL me 5300 vota.
Pra si nuk njihet akti i dorëheqjes tek këta.
Ndërkohë Berisha ngë mëngjesi në darkë punonte, këta bënin shoë dhe bënin takime vetëm me strukturat.
Qarku i Beratit mund të merrte edhe 4 mandate por mandati i tretë ishte për shkak të kësaj përçarjeje.
Po të ishte bashkimi, 3 mandate ishin të sigurtë.
Nga ana tjetër edhe tek vetja duhet të shohim.
Demokratët i dinë të gjitha.
Pra ka drejtues politik, mund të ketë edhe deputetë, të cilët janë të lidhur me segmentë të PS.
Qofshin këta ministra apo kryetar bashkish dhe e josh ai me një tender, e josh me një emërim, e josh me diçka tjetër dhe bëhet puna sabotuese tek demokratët e shkretë.
