"Askush nuk e shpëton botën i vetëm"/ Mesazh shprese nga Papa Leo XIV, Salla: Moment i shkurtër por domethënës...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 20:15
I pranishëm në Audiencën e Jubileut, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë përvojën e tij të veçantë me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV.
Në një postim në rrjetet sociale, Salla rikujtoi momentin e shkurtër, por domethënës, që solli në vëmendje rëndësinë e shpresës dhe të shërbimit ndaj komunitetit.
“Të shpresosh do të thotë të marrësh pjesë. Askush nuk e shpëton botën i vetëm .… sepse së bashku është më mirë.” - Papa Leo XIV
I pranishëm në Audiencën e Jubileut, pata mundësinë të takoja Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, një moment i shkurtër por domethënës që solli në vëmendje vlerat e shpresës dhe shërbimit ndaj komunitetit si rruga që na bashkon dhe na udhëheq përpara.” - shkroi Salla.
