Grimci: Sot jetojmë në një autokraci absolute, shqiptarët e ndjejnë, por nuk guxojnë ta thonë

E ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte avokatja Eda Grimci e cila vuri në dukje zhgënjimin e saj për gjendjen aktuale në Shqipëri, duke theksuar se edhe pas 35 vitesh beteje për demokraci, shqiptarët nuk po arrijnë të kundërshtojnë autokracinë që i mbizotëron.

" Me keqardhje të madhe duhet ta pranojë, 35 vite beteja-luftë për demokraci dhe është shumë zhgënjyese fakti që akoma shqiptarët ngrihen për liri dhe demokraci.

Të paktën ne demokratët akoma kërkojmë liri dhe demokraci dhe këto vitet e fundit gati-gati si në vitet e para kur nisi beteja për liri dhe demokraci.

Këto vitet e fundit nuk jemi më në një regjim totalitar siç ishte përpara viteve 90 por jemi në një autokraci absolute.

Këtë e ndjejnë gjithë shqiptarët por nuk e thonë më. Sot duhet të ishte më e lehtë që të ishim më të hapur, më kundërshtues dhe ti dilnim para të keqes sesa atëherë kur frika i ndalonte njerëzit", u shpreh Grimci.