Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, rrogozhinasit mundin Vorën dhe ngjiten në vendin e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 17:54
Egnatia ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në garën për titull, duke mundur në javën e 15-të Superiores Vorën me rezultatin 2-0.
Sfida e luajtur në Rrogozhinë foli për kampionët në fuqi, të cilët kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Albaneze në minutën e 51’.
Në minutën e 68’, ishte Ndreca i cili shënoi dhe golin e qetësisë, duke i dhënë tre pikët rrogozhinasve.
Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Vora, rrezikon rënien, duke qëndruar në vendin e 7-të me 16 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të 8-të.
