TABELA/ Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga kategoria. Renditja pas dy ndeshjeve të para të javës së 15-të

Vëmendja kryesore e javës së 15-të ishte padyshim te derbi Tirana-Partizani, ku në fund ishin “Demat” ata që triumfuan 0-2.

Me këto tre pikë, të kuqtë shkuan në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm 3 më pak se Teuta që ndodhet në vendin e katërt.

Kjo e fundit u ndal në një barazim 1-1 nga Bylisi në transfertë, me ballshiotët që vijojnë të qëndrojnë në vendin e 8-të që të dërgon në “play out”.

Ajo që bie në sy është performanca e dobët e Tiranës, me bardheblutë që vijojnë të qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 15 javësh, duke rrezikuar akoma dhe më shumë rënien nga kategoria.

Të hënën do të luhen dhe tre takimet e tjera, ku vëmendja do të jetë te supersfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

TABELA/ Partizani afrohet me “Final 4”, Tirana drejt rënies nga