CROSSFIT DHE GARË! “Fit 21 Winter Games” sfidon të rinjtë dhe të rejat në gara të vështira

Djem e vajza të apasionuar pas krosfitit, u bënë pjesë e organizimit të Fit 21 Winter Games, duke testuar veten në aktivitetin fizik. Një garë që në fund prodhoi rezultate dhe çmime, por mbi të gjitha mesazh për ta ushtruar më shumë aktivitetin fizik.

Sportistë nga Shqipëria dhe jo vetëm sfiduan veten në disa prej disiplinave më dinamike të aktivitetit fizik.

Aktiviteti u organizua nga Fit 21 Winter Games, që bëri bashkë djem e vajza për dy ditë.

Garat u zhvilluan në tre drejtime të ndryshme, Functional Fitness, me lëvizje të shpejta dhe stacione sfiduese, Strength & Conditioning, ku testohen fuqia, teknika dhe kontrolli, si edhe Endurance Challenge, prova rezistence që kërkojnë qëndrueshmëri dhe ritëm konstant.

E diela rezervoi një spektakël në finale, me katër grupe që kërkuan vendin e parë.

Disa prej pjesëmarrësve në garë folën për këtë ekperiencë.

Trajneri i krosfitit dhe organizatori i fit Fit 21 Winter Games Leonsjo Guma u shpreh për rëndësinë e këtyre aktiviteteve, të cilat pritet të kthehen në traditë.

Fit21 Winter Games nuk është thjesht një garë. Është një eksperiencë që bashkon komunitetin sportiv, motivon lëvizjen dhe sjell frymën e triumfit në mes të dimrit.