TË VDESËSH PËR VERIFIKIMIN ZGJEDHOR! Punonjësit e zgjedhjeve në Indi denoncojnë kushtet e rënda
Punonjësit indianë që po verifikojnë listat zgjedhore në 12 rajone kanë raportuar kushtet e vështira në të cilat gjendet. Madje raportohet se mes tyre ka pasur edhe persona që kanë ndërruar jetë për shkak të pagjumësisë dhe lodhjes që ka shkaktuar procesi.
Një seri vdekjesh të punonjësve zgjedhorë në Indi ka ndezur debate të forta mbi kushtet e tyre të punës gjatë procesit të verifikimit dhe përditësimit të listave të zgjedhësve, i cili po zhvillohet në 12 rajone.
Qindra mijëra punonjës qeveritarë, përfshirë mësues dhe staf administrativ, janë angazhuar në procesin e quajtur Rishikimi special intensiv, një fushatë e Komisionit Zgjedhor për të rishikuar të dhënat e mbi 500 milionë votuesve.
Një detyrë shtesë mbi punët e tyre të përditshme. Ku vetëm për këë proces u duhet të punojnë mbi 15 orë punë në ditë prë të arritur objektivat, pasi në të kundërt prëballen me padi civile.
Ata duhet të shkojnë derë më derë për të shpërndarë formularë, për të verifikuar dokumente dhe për të ngarkuar të dhëna të sakta në bazë të përgjigjeve. të gjitha brenda një afati njëmujor.
Shumë prej tyre duhet ta balancojnë këtë me punën e përditshme, duke thënë se kjo ngarkesë po dëmton shëndetin dhe për mësuesit edhe cilësinë e mësimit në shkolla.
Megjithëse Komisioni Zgjedhor njoftoi dyfishimin e pagesës nga 60 në 120 euro dhe shtimin e bonuseve, shumë prej punonjësve thonë se nuk kanë marrë asnjë pagesë dhe nuk dinë se kur do të kompensohen.
Për më tepër, aplikacioni zyrtar për ngarkimin e formularëve shpesh bie nga sistemi, duke i detyruar punonjësit të punojnë natën vonë për të përfunduar detyrat.
Në shtetin e Bengalit Perëndimor, punonjësit kanë protestuar publikisht kundër kushteve të rënda të punës.
Në disa rajone po aktivizohen edhe studentë vullnetarë për të lehtësuar ngarkesën.
Gjykata e Lartë e Indisë ka urdhëruar shtetet të angazhojnë më shumë staf për të reduktuar orët e gjata të punës.
Megjithatë, punonjësit thonë se situata mbetet e rëndë dhe se zgjatja e afatit nga 4 deri më 11 dhjetor nuk mjafton për të përballuar volumin e punës.

