BRUKSELI I TREGON DHËMBËT UASHINGTONIT/ Costa: Nuk mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA-së në jetën politike të Evropës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 12:53
Nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë, dhe aleatët nuk kërcënojnë të ndërhyjnë në jetën e brendshme politike të aleatëve të tyre, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën vjetore të Institutit Delors duke iu referuar polemikave politike mes BE-së dhe SHBA-së.
”Ne nuk mund ta pranojmë këtë kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës”, shtoi Costa.
”SHBA-të dhe BE-ja nuk ndajnë më të njëjtin vizion për rendin ndërkombëtar”, shtoi ai.
“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, theksoi dje shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kajas.
