AFRIKANËT E BARDHË KËRKOJNË STREHIM! Pranojnë ofertën amerikane, mijëra fillojnë procesin e aplikimit
Afrikano-jugorët e bardhë po kërkojnë azil në SHBA për shkak të pasigurisë dhe tensioneve racore në vend, ndërsa Trump ka premtuar t’i ndihmojë me prijoritet pavarësisht uljes së kuotave të refugjatëve. Ndërkohë, rajoni vazhdon të përballet me nivele shumë të larta krimi dhe pabarazi të thella të trashëguara nga aparteidi.
Mijëra afrikanë të bardhë, të cilët janë kryesisht pasardhës të kolonëve të hershëm evropianë ndihen të rrezikuar në Afrikën e Jugut për shkak të përkatësisë së tyre.
Ata kanë filluar procesin e aplikimit për statusin e refugjatit në SHBA.
Pavarësisht njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se do të ulin numrin vjetor të refugjatëve nga 125,000 në 7,500, presidenti Donald Trump e ka bërë prioritet zhvendosjen e afrikanëve.
Një dokument presidencial i postuar në gazetën zyrtare të përditshme të qeverisë amerikane deklaroi se ata që do pranoheshin do të ishin kryesisht afrikano-jugorë dhe viktima të tjera të diskriminimit të paligjshëm ose të padrejtë në vendet e tyre përkatëse.
Trump ka përsëritur pretendimet gjerësisht të diskutuara se ekziston një gjenocid kundër fermerëve të bardhë, ndërsa miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut, Elon Musk, ka akuzuar politikanët e Afrikës së Jugut për promovim aktiv të një gjenocidi.
Afrikanojugorët po bëhen gjithnjë e më të varur nga siguria private. Sipas organit zyrtar rregullator për sektorin e sigurisë private në Afrikën e Jugut, ka më shumë se 630,000 roje sigurie aktive. Shifër me e madhe se policia dhe ushtria së bashku.
Ndërkohë shifrat e fundit të publikuara në nëntor për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se kishte një mesatare prej 63 vrasjesh çdo ditë.
Ndërsa kjo ishte një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, shkalla e vrasjeve në Afrikën e Jugut mbetet një nga më të lartat në botë.
Sipas sistemit të aparteidit që zgjati 46 vjet nga viti 1948, qeveria e pakicës së bardhë i ndau ligjërisht njerëzit bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre.
E drejta për të votuar, për të blerë tokë dhe për të punuar në vende pune të kualifikuara ishte e rezervuar për njerëzit e bardhë. Miliona afrikano-jugorë me ngjyrë u dëbuan nga tokat e tyre dhe u detyruan të jetonin në lagje të ndara ku arsimi në shkolla ishte i kufizuar për të ruajtur hierarkinë racore.
Regjimi u imponua nëpërmjet dhunës dhe represionit.
Edhe pse aparteidi përfundoi në vitin 1994, pabarazitë e thella racore vazhdojnë të ekzistojnë më shumë se 30 vjet më vonë.

