ARRATISJA NË ITALI – SKEMA DHE MJETET/ Dalin pamjet mjeteve që përdori Taulant Toma për t’u larguar nga burgu

Sharrë hekuri, çelës “papagall”, bishta fshese të bashkuar me shirit ngjitës, çarçafë të lidhur me kujdes dhe një grep metalik i improvizuar.

Këto janë disa nga mjetet që Taulant Toma përdori për t’u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Milano — arratisja e katërt në historinë e tij, që i ka sjellë nofkën “magjistari i arratisjeve”.

Hetimet paraprake zbuluan se Toma kishte siguruar të paktën 21 mjete, shumë prej tyre të përshtatura nga ai vetë brenda burgut.

Me një sharrë hekuri ai preu hekurat e dritares, me “papagallin” hoqi pjesët metalike mbajtëse, ndërsa litarin e përgatitur prej çarçafësh rreth 4 metra e përdori për të zbritur në oborr.

Kur gardianët hynë në qeli, gjetën një shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur fort në mënyrë profesionale.

Për grepin me të cilin u ngjit në murin 6 metra të lartë, ai kishte ndërtuar një shufër prej disa bishtave fshese të ngjitur me shirit, me majë metalike për t’u kapur në mur.

ARRATISJA NË ITALI – SKEMA DHE MJETET/ Dalin pamjet mjeteve që

Kamerat e sigurisë e regjistrojnë duke u larguar në këmbë rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa alarmi nuk ra dhe stafi i reduktuar nuk vuri re asgjë deri në orën 8.

Taulant Toma, i dënuar deri në vitin 2048, mbetet një nga figurat më të njohura për arratisje në historinë e burgjeve europiane — një i dënuar që kudo ka qenë i mbyllur, ka gjetur mënyrën për të dalë.

Në vitin 2013, në burgun e Lantin në Belgjikë, Toma u arratis përmes një plani edhe më të guximshëm: të burgosurit krijuan një piramidë njerëzore për ta ngritur drejt murit, ndërsa një shpërthim i simuluar hutoi rojat.

Edhe më herët, në vitin 2013, Toma ishte arratisur nga burgu i Parmës me të njëjtin model: sharrë për hekurat, çarçafë për zbritjen dhe largim përtej perimetrit.

Debutimin e tij në arratisje e ka në vitin 2009, në burgun e Ternit, ku 25-vjeçari i atëhershëm, i dënuar për grabitje zyrash postare në gjithë Italinë e Veriut, preu hekurat dhe u arratis për t’u kapur vetëm pas dy muajsh