Zelensky mbërrin në Britani para takimit me liderët e E3

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Britaninë e Madhe, raporton Sky News.

Kreu i shtetit ukrainas pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Pas takimit në Londër, Zelenskyy do të udhëtojë drejt Belgjikës për të vazhduar rundin e konsultimeve me aleatë të tjerë kyç.

Axhenda e presidentit Zelensky:

12:30 – Macron mbërrin në Downing Street
12:35 – Fillon takimi i parë i liderëve të E3 (Britani, Gjermani, Francë)
12:50 – Zelenskyy, Starmer, Macron dhe Merz do të mbajnë deklarata të shkurtra për mediat
13:00 – Nis takimi kryesor i liderëve
14:05 – Zelenskyy dhe Starmer zhvillojnë takim dypalësh
15:00 – Thirret një komunikim i përbashkët me liderë nga Finlanda, Italia, NATO dhe BE
17:00 – Zelenskyy niset drejt Belgjikës
19:45 – Takim me shefin e NATO-s, Mark Rutte
20:30 – Përmbyllet dita me takimin me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen