Turqia goditet nga një tërmet , ja sa ballë kanë qenë lëkundjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 12:08
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Antalya në Turqi.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në orën 3:31 të mëngjesit me epiqendër në Konyaaltı.
Tërmeti sipas llogaritjeve të fundit u regjistrua në një thellësi prej 20.75 kilometrash. Një tjetër lëkundje pasuese me magnitudë 3.6 ndodhi në rajon po atë ditë.
