Aksidenti me tre viktima në Suedi, hetuesit: Shoferi kishte humbur ndenjat në timon

Autoriteti Suedez i Hetimit të Aksidenteve njoftoi të hënën se nuk do të hapë një hetim formal për aksidentin e regjistruar në nëntor ku humbën jetën 3 persona. Sipas tyre vendimi u mor pasi është sqaruar se incidenti u shkaktua nga një problem i papritur shëndetësor i shoferit.

Drejtori i përgjithshëm në detyrë i Autoritetit, Jonas Backstrand tha se kamerat në autobus që tregojnë se shoferi nuk ishte i vetëdijshëm në kohën e incidentit.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorit Publik vazhdon hetimin e saj ligjor për rastin.

Aksidenti me autobus ndodhi më 14 nëntor, në Bulevardin Valalavegen në qendër të Stokholmit. Mjeti u përplas me stacionin e autobusit dhe për pasojë vrau tre gra.