VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (8 dhjetor 2025)

Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe. Europa Qendrore paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje të pakta, ndërsa Ballkani, Egjeu dhe Europa Lindore mbeten nën masa ajrore të qëndrueshme.

MeteoAlb, Vendi mbetet nën ndikimin e masave të qëndrueshme: dita sjell mot të kthjellët dhe pak vranësira, sidomos në Verilindje dhe Juglindje. Temperaturat variojnë nga 2°C deri 20°C. Era fryn nga Veriu deri në 40 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Reshje të dendura dëbore prekin Skandinavinë dhe Europën Lindore, ndërsa shira intensivë dhe stuhi ere prekin Europën Qendrore dhe Alpet. Kthjellime dhe temperatura më të larta shfaqen në gadishullin Iberik, Ballkan, Egje dhe Detin e Zi.

Sipas MeteoAlb , paraditja sjell intervale të gjata kthjellimesh, veçanërisht në ultësirën perëndimore. Pas mesditës rikthehen vranësirat, më të fokusuara në zonat malore lindore. Temperaturat luhaten nga 1°C deri ne 20°C. Era fryn nga Verilindja rreth 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.