Ç'ka ndodhur në Korçë? 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 11:39
Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në pallat, ndërsa familjarët e saj lajmëruan policinë pasi disa ditë nuk kishin pasur kontakt me të.
Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
