Vlorë/ Përleshje mes dy shtetasve, një i lënduar me mjet prerës, përfundon 36-vjeçari në pranga

Ditën e sotme në mëngjes rreth orës 9:00 në lagjen “10 korrik” në qytetin e Vlorës, ka ndodhur një përplasje fizike midis dy shtetasve të identifikuar me iniciale B.L., 53-vjeç dhe K.A., 36 vjeç.

Si pasojë, B. L. është dëmtuar lehtë, dyshohet nga një mjet prerës, dhe ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme proceduriale.