Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 12:51
Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi sërish sot mbyllje të përkohshme të qarkullimit nga pala greke, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.
Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë Policia Kufitare Greke ka njoftuar se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Sipas njoftimit për shtyp, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
