KOHA E AGRUMEVE, POR JO E MANDARINËS! Tregtarët: Frikë pas ngarkesave me pesticide. Perimet, çmime “rekord”

Alarmi i ngritur pas disa ngarkesave me pesticide, po mban larg konsumatorët nga mandarinat. Trangulli, Brokoli e Spinaqi kanë çmimet më të larta mes perimeve, ndërsa efektet e stuhive të prillit janë ndjerë tek vlera e mollës.

Edhe pse është stina e agrumeve, mandarina nuk po shitet si vitet e kaluara, për shkak të alarmit për ngarkesat me pesticide, sipas tregtarëve.

Trangulli, brokoli e spinaqi, janë perimet më të shtrejta në këto ditë dhjetori

Efektet e dëborës dhe motit të keq që përfshiu disa zona të vendit në prill, po ndjehet tek çmimi i mollës që sipas tregtarëve ka shënuar një rritje të lehte.

Nga produktet e stinës, gështenja e Tropojës ka çmimin më të lartë.

Tregtarët presin që çmimet të vijojnë me rritje të lehtë, me afrimin e festave, ndërsa nuk presin ndryshime të ndjeshme në shitje.

Qytetarët japin çmimet dhe pamundësinë ekonomike si arsye. Çmimet e produkteve të konsumit për muajin tetor, ose Inflacioni siç njihet  u rrit me 2.3 % sipas të dhënave zyrtare të INSTAT