EMRI/ Ekstradimi nga Spanja i 46-vjeçarit, i akuzuar për tentativë vr*sjeje në Berat

Realizohet ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë së 46-vjeçarit Ermal Gora, mbi të cilin rëndon akuza për tentativë vrasjeje në Berat në maj të vitit 2023.

Autoritetet spanjolle kanë dorëzuar në Shqipëri Goren, pasi ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar dhe i ishte vendosur një masë “arresti në burg”.

Veprat penale për të cilat akuzohet 46-vjeçari janë “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet tregojnë se në maj 2023, ai bashkë me tre shtetas të tjera ka planifikuar dhe tentuar vrasjen e një personi në qytetin e Beratit. Ngjarje e cila fatmirësisht nuk u realizua falë ndërhyrjes së uniformave blu.

Pas ekstradimit, materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila do të vijojë procedurat ligjore ndaj 46-vjeçarit.