Tiranë/21-vjeçari nxiste të mitur për vjedhje dhe posedonte sende të policisë, kapet nga autoritetet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 11:21
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetat të identifikuar me iniciale S.K., 21-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Hetimet bëjnë me dije se më 20 nëntor 2025, 21-vjeçari kishte vjedhur një market duke thyer xhamin e subjektit, ndërsa më 6 dhjetor 2025 kishte bashkëpunuar dhe kishte nxitur një të mitur 13-vjeçar të kryente dy vjedhje.
I mituri vodhi një market dhe një lokal, duke i marrë para dhe produkte të ndryshme.
Ndërkaq, mësohet se 21-vjeçari kishte shitur uniforma policie, një radio, një palë pranga dhe municion luftarak.
Sendet janë sekuestruar nga blutë dhe materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës.
