NDRYSHIMET KLIMATIKE/ Ekspertja Muçollari: Klima e Shqipërisë nga ajo tipike mesdhetare po shkon drejt kontinentales
Në studion e OraNews ka qenë e ftuar ekspertja e mjedisit, Nertila Muçollari për të folur lidhur më Biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike.
Muçollari është shprehur se moti është bërë i paqëndrueshëm në vendin tonë. Ajo ka konstatuar disa ndryshime klimatike që përkojnë me stinët në Shqipëri.
“Vera është tepër e nxehtë, studimet e fundit që kanë qenë tipike mesdhetare, po shkon drejt asaj kontinentale. Por ajo çfarë është vënë re në tre vitet e fundit është që dimri është zbutur shumë. Ai ka kaluar në tre muaj që ka qenë në pothuajse në tre javë.” – u shpreh ajo.
Gjatë këtyre tre javëve të përmendura nga ekspertja e mjedisit, supozohemi të kemi episode të ngricave dhe luhatje të shpeshta të motit.
“Ngrica dhe i ftohti janë të domosdoshëme. Po shohim prishje të ekuilibrave në periudha që s’duhet të ndodhin. Vjet psh ka ndodhur në prill. Ngrica të cilat na i dëmtuan kulturat bujqësore.”- tregoi Muçollari.
