Dita e Lëvizjes Pluraliste/ Shehu: Universitetet bëjnë mrekullira, janë "motori" i ndryshimeve të mëdha progresive të një vendi

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë deputeti Tritan Shehu i cili ka folur në kuadër të ditës së Rinisë, ndryshe e njohur dita e Lëvizjes Pluraliste.

Deputeti Shehu është shprehur se vetë kjo ditë simbolizon një rëndësi të madhe pasi përfaqëson rënien e regjimeve nga lëvizja e madhe popullore, e gjitha e iniciuar nga studentët.

“Së pari regjimet duhen përballuar me lëvizje të madhe popullore. Regjimet shëmben me lëvizjet e mëdha popullore për t’i hapur pastaj votë së lirë, e cila vendos për të ardhmen e vendit në tërësi.

Së dyti, rëndësia e madhe që ka pjesëmarrja dhe lëvizja e universiteteve. E rinisë studentore. E personelit universitar. Universitetet bëjnë mrekullira. Ta dini këtë gjë. Në shumicën dërrmuese të vendeve si  në Shqipëri, kanë filluar dhe fillojnë nga universitetet.

Universitetet janë “motori” i ndryshimeve të mëdhaja progresive të një vendi.”- tha ai.