Emigracioni dhe ndikimi në ekonomi/ Radonshiqi: Largimi i të rinjve dëmton ekonominë dhe jetën sociale
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se largimi i të rinjve dëmton ekonominë dhe jetën sociale.
Radonshiqi: Largimi i të rinjve jo vetëm që dëmton ekonominë por ndikon edhe në aspektin social.
Sektorët të cilët janë më të goditur në fakt, ai më i godituri në fakt është bujqësia.
Them këtë sepse zonat rurale pothuajse janë shpopulluar dhe një fermer i cili do të kërkojë punonjës e ka tepër të vështirë të gjejë punonjës të zonës.
Nga ana tjetër patjetër që ka gjetur zgjidhje dhe zgjidhja është marrja e punonjësve të huaj dhe integrimi në këtë treg, pra në fermat e tyre.
Megjithatë dua të them që kjo nuk është zgjidhja e cila mund ti premtojë një qëndrueshmëri në biznesin apo fermat e tij, pasi kemi parë shpesh herë që punonjësit e marrë nga jashtë e shohin Shqipërinë si një trampolinë.
