NGA EROZIONI TEK I NXEHTI EKSTREM/ Turizmi, ndër sektorët më të kërcënuar nga ndryshimet klimatike

Turizmi, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po renditet ndër sektorët më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike.

Rritja e nivelit të detit, erozioni bregdetar dhe valët e të nxehtit ekstrem po ndikojnë gjithnjë e më shumë në vijën bregdetare dhe në zonat turistike të vendit.

Ndryshimet klimatike mbi vijën bregdetare parashikojnë një rritje të presionit nga rritja e nivelit të detit. Apo nga fenomenet që rrisin kryesisht erozionin bregdetar të vendit. 

Kemi shumë zonë si për shembull zonën e Semanit, në zonën e Shëngjinit, të cilët kanë një erozion të shprehur. Deti avancon drejt bregut.

Për rrjedhojë kjo rrit rrezikun ndaj fasiliteteve dhe objekteve turistike që janë në breg.”-tha ai.

Efektet tashmë janë të prekshme: temperaturat ekstreme dhe lagështia e lartë i kanë bërë plazhet më pak të rehatshme, duke ulur ditët e qëndrimit dhe duke dëmtuar imazhin e destinacioneve tona verore.

Por goditja nuk kufizohet vetëm te bregdeti.

Edhe turizmi malor, ekoturizmi dhe agroturizmi janë nën presion, pasi ndryshimet e motit ndikojnë në pyje, shtegje, ujëvara dhe zonat alpine, atraksione që vitet e fundit kanë sjellë rritjen më të madhe të vizitorëve.

Dëmi ekonomik i klimës nuk është më skenar i së ardhmes, por realitet i sotëm.

Shqipëria ka qenë prej vitesh një destinacion premtues, por ndryshimet klimatike po e shndërrojnë këtë premtim në një sfidë të madhe për sezonet e ardhshme.