SIGAL IG MBËSHTET KRYQIN E KUQ/ Kompania e sigurimeve dhuron paketa “Check Up”-i falas në gala

SIGAL INSURANCE GROUP mori pjesën në mbrëmjen gala, të organizuar me rastin e 104-vjetorit të Kryqit të Kuq dhe Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Edhe këtë vit, SIGAL INSURANCE GROUP ishte pjesë e eventit bamirës, duke sjellë një dimension artistik me disa pjesë muzikore të interpretuara nga Orkestra e Harqeve SIGAL, nën drejtimin e mjeshtrit Ermir Dizdari.

Në vijim të mbështetjes së saj sociale, kompania i dhuroi Kryqit të Kuq dhjetëra paketa check up-i falas për nëna dhe fëmijë.

Kjo iniciativë vjen si një investim në parandalim, të cilin SIGAL IG e konsideron thelbësor për një shoqëri më të shëndetshme, duke theksuar se shëndeti është pasuria më e madhe që kemi.

Aktiviteti u moderua nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj.

Përmes numrave të ndryshëm artistikë, këngës, baletit të të rinjve të shkollës së Baletit dhe dyshes së primo-balerinëve nga Teatri i Operas dhe i Baletit, dhe fjalëve përshëndetëse të drejtuesve dhe vullnetarëve, mbrëmja vlerësoi kontributin e vullnetarëve.

Përmes kontributeve të tilla, SIGAL INSURANCE GROUP riafirmon angazhimin e saj ndaj komunitetit dhe rolin e saj si një kompani që e ushtron me përgjegjësi ndikimin social, duke mbështetur kauza që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.