Mykotoksinat duhet të kontrollohen! Abazi: Janë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja serioze tek fëmijët

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Abazi paralajmëroi rreziqet e mykotoksinave në produktet e miellit, duke theksuar se mungesa e monitorimit të gjithë zinxhirit nga fara deri tek produkti final rrit rrezikun, sidomos për fëmijët.

" Janë vendimarrëse përsa i përket cilësisë së produktit final të miellit apo dhe të produkteve të miellit, qoftë makaronat, qoftë bukë, pasta, ëmbëlsira që bëhen me to.

Nuk ndiqet ai zinxhir që nga fara e deri tek produkti final që të shikohet cili ka qenë impakti i farës së marë apo kushteve të ruajtjes e me radhë.

Ne për fat të keq shikojmë vetëm analizat e produktit të fundit dhe shpesh herë i shikojmë në ato raste ku çdo gjë ka përfunduar dhe nuk ka më zgjidhje pasi në atë rast do shkatërrohet.

Do të duhet që të gjithë aktorët e këtij zinxhiri duhet të jenë koshient që duhet ky produkt, është një produkt që jeton gjatë kësaj kohe dhe transformohet.

Mykotoksinat janë ato që janë më të rrezikshem dhe duhet patjetër që të kontrollohen. Mos harrojmë që këto produkte i hanë edhe fëmijët e vegjël.

Është një gjë që nuk e vdesin atë fëmijë, por janë pasojat që kur i marrin në moshë të vogël diku do i japin një problem", u shpreh Abazi.