Allaraj: Misioni i AKU-së është të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor
Inspektore e Ushqimit, AKU, Yllka Allaraj i i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se misioni i AKU është që të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor.
Allaraj: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka një mision.
Edhe misioni i këtij institucioni është që të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor, si për ushqimin ashtu edhe për ushqimin për kafshët.
Referuar kërkesës tuaj për mullinjtë e Blojës, këto janë operatorë të cilët kontrollohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Në hartimin e planeve të kontrolleve zyrtare me bazë risku, këta operatorë përfshihen në kontrollet që trupat inspektuese të drejtorive rajonale të AKU kryejnë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Aktualisht në vendin tonë operojnë operatorë të biznesit ushqimor të kategorisë përpunim drithërash me veprimtari specifike mullinjë bloje, 47 operatorë.
