Shëndetësia nën vëzhgim/ Deda: Çdo ankesë ka zë dhe trajtohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve

Qytetarët që ndihen të pakënaqur me shërbimet shëndetësore mund të paraqesin ankesa përmes platformave online, rrjeteve sociale apo adresave zyrtare të institucioneve të shëndetësisë.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, thotë se çdo ankesë ndiqet me seriozitet dhe rastet e dyshuara për korrupsion referohen tek institucionet përkatëse.

Qytetarët që ndihen të pakënaqur me shërbimet shëndetësore mund të paraqesin ankesa tek institucioni përkatës ose platform e bashkëqeverisjes.

Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, thotë se institucioni që ajo drejton  menaxhon minimalisht 15-20 ankesa çdo javë.

Deda thotë se cdo ankesë trajtohet me kujdes, ndërsa rastet që ngrejnë dyshime për korrupsion I referohen  institucioneve përgjegjëse.

Deda thotë gjithashtu se platforma “Mjek për Shqipërinë” ka një sektor të dedikuar për ankesa dhe kërkesa, i cili është i lidhur me faqen e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku sipas saj edhe ky sektor  duhet të lidhet me faqen e bashkëqeverisjes, për të ofruar një monitorim më të mirë dhe të qartë të çdo ankesë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shprehet se çdo mekanizëm raportimi është një hap drejt rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor, duke garantuar transparencë dhe përgjegjësi në trajtimin e shqetësimeve të tyre.