VULLNETARIZMI NË QENDËR TË VËMENDJES/ Të rinjtë marshojnë në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, qindra të rinj nga gjithë vendi u mblodhën në kryeqytet në një marshim sensibilizues duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe rëndësisë së angazhimit vullnetar në komunitet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, nën mesazhin e fortë të përfshirjes dhe solidaritetit, rreth 200 vullnetarë nga 17 qytete të vendit u mblodhën në kryeqytet, ku marshuan së bashku për të promovuar vlerat humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Të rinjtë tregojnë se kanë zgjedhur t’i bashkohen aktiviteteve vullnetare të shtyrë nga dëshira e sinqertë për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhënë kontribut real në komunitetet e tyre.

Për ta, vullnetarizmi nuk është vetëm një aktivitet, por një mënyrë jetese.

Në këtë ditë simbolike, Kryqi i Kuq Shqiptar përsëriti thirrjen për më shumë përfshirje të të rinjve në veprimtari humanitare duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre

Me mesazhe sensibilizuese, energji rinore dhe vullnet për të ndryshuar, vullnetarët sollën në qendër të vëmendjes rëndësinë e humanizmit dhe solidaritetitvlera thelbësore që kjo ditë synon të promovojë.

VULLNETARIZMI NË QENDËR TË VËMENDJES/ Të rinjtë