Euroja, në nivelin më të ulët historik në Shqipëri/ Eksperti Spaho: Bollëku i kësaj monedhe bën që të rritet vlera e lekut

Eksperti Mateo Spaho e lidh këtë rënie të lehtë me mënyrën se si funksionon sot ekonomia shqiptare, e cila është bërë tepër e varur nga përdorimi i euros dhe nga flukset e vazhdueshme të valutës që hyjnë në vend gjatë gjithë vitit

Bollëku i kësaj monedhe bën që të rritet vlera e lekut, sepse ka euro me sasi të madhe.”- tha eksperti.

Ai thekson se edhe ngadalësimi i shitblerjes së apartamenteve, ku transaksionet zakonisht bëhen zakonisht në euro, ka ulur kërkesën për këtë valutë, duke e shtyrë kursin edhe më poshtë.

“Kemi një tendencë për një zvogëlim të shitblerjeve të apartamenteve dhe banesave, të cilat merrnin një pjesë të madhe të parasë së huaj. Pra, të euros. Në momentin kur ulen ato, mundet të vihet re një rritje të përdorimit, të eurove për konsumin e përditshëm. Kjo jep menjëherë një rezultat në ekonomi.”- shpjegon Spaho.

Sipas Spahos kjo tendencë çon në një forcim të tejzgjatur të lekut, i cili po dëmton bujqësinë dhe industrinë eksportuese, familjet e emigrantëve apo sektorë që marrin të ardhura në euro, por paguajnë kostot në lekë

Eksperti paralajmëron se vendi duhet të marrë një vendim të qartë ose të ulë përdorimin e euros në ekonomi, ose të ndërtojë mekanizma për ta menaxhuar më mirë, përndryshe zhvlerësimi i euros do vijojë të dëmtojë familjet që të ardhruat i kanë në këtë monedhë.