“LUFTA” NDAJ CASH-IT NË EKONOMI/ Eksperti Artan Gjergji: Sjell efekte pozitive, por sfidë edukimi i qytetarëve

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë nismen për reduktimin e parash KESH në ekonomi dhe kalimin drejt pagesave digjitale si drejt modernizimit financiar, që rrit transparencën, ul kostot dhe përmirëson shërbimet për qytetarët. Por sfida mbetet edukimi financiar i qytetarëve

Qeveria nisi ‘luftën’ ndaj parasë cash me nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, që synon të reduktojë përdorimin e parasë fizike dhe ta zëvendësojë me pagesa digjitale, cka për ekspertët është një zhvillim pozitiv.

Megjithatë, Artan Gjergji thotë se sfida kryesore mbetet edukimi financiar i qytetarëve, i cili është vendimtar për orientimin e pagesave drejt digjitalizimit dhe reduktimin total të cash-it

Eksperti vlerëson se banking digjital do të rrisë cilësinë e shërbimeve, ndërsa qytetarët përfitojnë nga transaksione më të shpejta dhe më të lira

Plani i qeverise parashikon ndërtimin e një infrastrukture të avancuar, të sigurt dhe funksionale, ku terminalet POS, platformat online, pagesat me QR dhe transfertat e menjëhershme të bëhen pjesë e përditshmërisë