Çlirimi i hapësirave publike/ Rama: Është kapërcyer 100,000 m² në Tiranë ndërsa Vlorës iu është rikthyer rruga "Transballkanike"

Një nga problematikat që kryeministri Rama ka prekur në podcastin “FLASIM” ka qenë pikërisht çlirimi i hapësirave publike, të cilat nga vetë ai janë cilësuar si uzurpime të pajustifikueshme.

“Duke e rikthyer sërish vëmendjen te hapësirat publike, përgjatë kësaj jave puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pavend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim pa u ndalur për asnjë moment.”-u shpreh Rama.

Ecuria e spastrimit të hapësirave publike është edhe më evidente në Tiranë, ku është arritur çlirimi i mbi 100,000 metra katrorë hapësirë në kryeqytet.

Gjithashtu puna ka vijuar dhe në qytetin e Vlorës, specifikisht në zonën “Transballkanike”, për të cilën kryeministri Edi Rama e ka quajtuar një lëvizje e duhur për t’i rikthyer qytetarëve të Vlorës hapësirat e përbashkëta.

Ndërkohë që në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasi e hapësirave të çliruara dhe ka kapërcyer  mbi 100,000 metra katrorë, edhe në Vlorë ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç. Jo vetëm për Vlorën por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga ‘Transballkanike’.

Një zonë ku qytetarëve iu është kthyer një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu është rikthyer hapësirat e përbashkëta. Natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen por dhe njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju ‘çelen’ sytë.”- tregon kryeministri.