Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2025, 20:01
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafën e Koshovicës, në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shpejtësia dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve. Hetimet vijojnë.
