Gjykata e Durrësit i kishte vënë masën "arrest me burg" , Policia Kufitare në Kapshticë arreston 36-vjeçarin të shpallur në kërkim
Policia Kufitare në Kapshticë ka ndaluar një 36-vjeçar me iniciale P.N., nga Elbasani i cili po hynte në kufirin shqiptarë.
Ky shtetasi rezultoi se ishte në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit kishte dhënë për masën “arrest në burg”.
Mbi 36-vjeçarin rëndojnë akuzat e dëshmisë së rreme dhe futjes së sendeve të ndaluar në burg.
Ndërkaq dosja i është kaluar Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
PKK Kapshticë / Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.
