“Janë mashtrues!” - Gazetari nxjerr KUPONIN: “Big Market” po vjedh qytetarët
Rrjeti i supermarketeve “Big Market” është denoncuar shpesh nga qytetarët për abuzime me çmimet dhe mosrespektim të afateve të skadencës së produkteve ushqimore.
Sipas shumë konsumatorëve, çmimet që shënohen në raft shpesh nuk përputhen me ato që dalin në faturë, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe produkte me afat të skaduar të vendosura në shitje.
Së fundmi, denoncimit publik i është bashkuar edhe gazetari Mentor Kikia, i cili ka akuzuar hapur kompaninë për mashtrim ndaj qytetarëve.
“E kam hasur dhe investiguar vetë. Shënojnë një çmim në raft dhe tjetër del në faturë. Ti joshesh nga çmimet e ulëta, mbush karrocën dhe në fund paguan shumë më tepër. Ata janë mashtrues!”, ka shkruar Kikia.
Ai ka paralajmëruar qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë blerjeve, duke kontrolluar me vëmendje çmimet dhe datat e skadencës, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të mos qëndrojnë në heshtje përballë këtyre abuzimeve.
“Jini vigjilentë, verifikoni faturat. Kur shteti dhe hajduti bëhen një, masat duhet t’i marrësh vetë,” ka theksuar gazetari.

/Boldnews
