FUNDVITI DHE SIGURIA GJATË FESTAVE/ Eksperti Softa: Në këtë periudhë përfitojnë për të bërë atentate, grabitje
Festat e fundvitit po afrojnë, por kjo periudhë kërkon edhe vëmendje të shtuar për sigurinë.
Esperti Fatjon Softa thotë se shpesh gjatë ditëve të shënuara rritet edhe rreziku për akte të ndryshme dhune pasi individët përfitojnë për të kryer grabitje, për të prishur qetësinë publike ose edhe për të kryer atentate.
“Janë premisa dhe përdoren gjithmonë për akte terroriste. Përfitojnë për të pasur mundësi për të bërë atentate, grabitje apo prishje të sigurisë publike.”- u shpreh ai.
Softa sugjeron përdorimin e forcave të armatosura për ruajtjen e sigurisë në institucionet e sigurisë së vecantë, pasi sipas tij policia duhet të jetë e përqëndruar në kontrollet në terren.
Përdorimi i fishekzjarrëve jashtë kontrollit është një tjetër shqetësim që sipas ekspertit duhet bërë më shumë për ta adresuar.
Policia kalon në gatishmëri të shtuar gjatë festave të fundvitit për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë vendin.
