Shkodër/ Dy vëllezërit u konfliktuan fizikisht me 33-vjeçarin, procedohen dy të rinjtë

Ditën e sotme janë proceduar dy vëllezër, A. F., 25 vjeç, dhe K. F., 28 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u përfshinë në një konflikt fizik me Z. L., 33 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër.

Gjatë konfliktit, ata e goditën shtetasin Z. L. me mjete të forta, për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.