Rreziku nga motomjetet "delivery"/ Eksperti Sulçe: Drejtues që tejkalojnë shpejtësinë, të respektojnë rregullat e qarkullimit

Shpejtësia e lartë dhe manovrat e rrezikshme në trafik nga drejtuesit e motomjeteve po kthehen në një shqetësim të madh për sigurinë rrugore.

Eksperti i komunikacionit, Artur Sulçe, paralajmëron se gjithnjë e më shumë drejtues të motomjeteve të shërbimeve “delivery” po shkelin rregullat bazë të qarkullimit, duke u bërë rrezik si për veten, ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Sipas Sulçes, këta drejtues shpesh lëvizin me shpejtësi shumë më të lartë se norma e lejuar, ndërsa herë pas here kryejnë ndryshime të papritura të korsisë që nuk përputhen me rrjedhën reale të trafikut.

Sulçe kërkon që institucionet të veprojnë së bashku dhe të mos e shohin më sigurinë rrugore si një çështje statistikash.

Sakaq eksperti u bën thirrje edhe vetë drejtuesve të motomjeteve që të tregojnë më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.