Rrësheni e fshatrat pa ujë/ Defekt në linjën e ujësjellësit, nis riparimi

Rreth 9 mijë banorë të Rrëshenit dhe disa fshatrave në Mirëditë kanë mbetur pa ujë.

Shkak është bërë një defekt i rëndë në linjën kryesore të ujësjellësit.  Terreni dhe kushtet atmosferike vështirësojnë riparimin e defektit.

Ndërkohë   ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime në Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të dëmit të shkaktuar.

Aktualisht  po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situates.

Përmes zgjidhjeve alternative  po  bëhet  furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për banoret e qytetit te Rrëshenit.